Presidenti amerikan, Joe Biden tha në një deklaratë të dielën se është i pikëlluar për tragjedinë ajrore në Korenë e Jugut ku humbën jetën 179 persona.

“Si aleatë të ngushtë, populli amerikan ndan lidhje të thella miqësie me popullin e Koresë së Jugut dhe mendimet dhe lutjet tona janë me ata që janë prekur nga kjo tragjedi”, thuhet në deklaratë. “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme.”

Avioni u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në jug të vendit, duke dalw nga pista dhe pwrplasur me njw mur. Ky është aksidenti ajror më vdekjeprurës në Korenë e Jugut dhe më i rëndi që përfshin një linjë ajrore koreano-jugore në gati tre dekada.

Koreja e Jugut shpalli 7 ditë zie kombëtare.