Një gazetar ka ndërruar jetë sot, pasi u përfshi në një aksident tragjik dy ditë më parë në Istog të Kosovës.
I ndjeri, Muhamed Bardh Sutaj, u godit nga një veturë e tipit Wolksvagen Golf 5 në rrugën Istog-Pejë, në fshatin Caralluk të komunës së Istogut.
Gazetar dhe ekonomist, Muhamed Sutaj, ka punuar në Radio Peja dhe Radio Fontana.
Aksidenti mbetet ende i paqartë, pasi automjeti që shkaktoi vdekjen e 45-vjeçarit u largua nga vendi i ngjarjes.
Me gjithë përpjekjet për ta mbajtur në jetë, mjekët në QKUK të Prishtinës dështuan dhe pasditen e sotme Sutaj ndërroi jetë.
Familja e të ndjerit njoftoi lajmin e hidhur.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me pikëllim të thellë ju njoftoj që mixha i jonë Muhamed Bardh Sutaj tragjikisht ndërroj jetë. Ishte shembull për mbarë farefisin, burrë fisnik dhe besimtarë i madh. Allahu të mëshiroftë o burrë i madh dhe të bëftë prej banorëve të Xhenetit!”.