Një aksident tragjik ka rezultuar fatal për një shqiptar në Itali.
Aksidenti është regjistruar këtë të mërkurë në komunën e “Piazzola sul Brenta”, në Padova.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit, kur shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, po udhëtonte me një makinë “Opel Corsa”.
Mësohet se shqiptari ka qenë duke ecur në korsinë e kundërt kur është përplasur me një kamion.
Ky i fundit ka përfunduar në kanal, ndërsa makina e shqiptarit është dëmtuar shumë duke shkaktuar edhe vdekjen e drejtuesit të saj.





