5gusht 2015 – Pamjet e para nga një kamera amatore janë publikuar sot në Neës 24. Në video shfaqen momentet pas aksidentit të rëndë të 30 korrikut, në Lekaj të Kavajës, kur ndërroi jetë 32-vjeçarja Bujana Bushi. Dy makina u përplasën mes tyre, në tentativë për të shmangur një aksident me një motor. Për ngjarjen u arrestuan dy shoferë, ndërsa Bushi kishte humbur jetën.
Kjo ngjarje nuk do të kishte bërë kaq bujë nëse nuk do të reagonin familjarët për një çantë me 100 mijë euro që ata pretendojnë se viktima i kishte me vete.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/