Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shkak i aksidentit rrugor ku u përfshi Ermal Mamaqi nuk është mungesa e sinjalistikës, por shpejtësia e lartë dhe mos njohja e rrugës.
Mamaqi, në një reagim pas ngjarjes, rrëfeu se aksidenti ndodhi për mungesë të ndriçimit dhe mungesës së sinjalistikës duke shtuar se vendi cilësohej si “rrethi i vdekjes”.
Ai kritikoi autoritetet në Kosovë duke shtruar pyetjen: Edhe sa vetë duhet të vdesin për ta rregulluar atë problem?
Televizioni “Klan Kosova” kontaktoi me zëdhënësin e policisë në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se si pasojë e aksidentit ka qenë mos përshtatja e shpejtësisë dhe kushteve të rrugës si dhe mos njohja e terrenit. Ai tregoi se në këtë rrugë ka shenja të rreth rrotullimit dhe rruga në atë pjesë është e ndriçuar.





