Policia e Korçës ka deklaruar zyrtarisht se në aksidentin në aksin Maliq-Korçë janë përshirë katër automjete, dy prej të cilave janë të eskortës së Kryeministrit Edi Rama.
Sipas policisë, shkak i aksidentit janë bërë një makinë “Volkswagen” me targë AA 426 FD dhe një fuoristradë “Range Rover” me targë AA 313 DX.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës; Ervin Musai, Shkëlqim Pojana dhe K.Ll., të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht mesohet se mjeti tip “Volkswagen” që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpejtësisë e lagështisë në rrugë ka goditur makinën tip ‘Range Rover’ që udhëtonte para tij dhe uli shpejtësinë, e më pas makinën e katërt në radhë të eskortës, e cila ka dale nga rruga. I dëmtuar më lehtē është dhe nje mjeti tip Mitsubishi që ishte pjesë e eskortës. Grupi i posaçëm hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





