Dy shtetas shqiptarë kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në qytetin Limena, afër Padovës, në Itali. Sipas mediave italiane makina e tyre është përplasur me një kamion.

Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, por ata janë të moshës 27 dhe 30 vjeç.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Faksidentohen-rende-dy-shqiptare-ne-itali-makina-futet-poshte-kamionit%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=fb261b0637Policia ka bërë me dije se pas hetimeve të para në vendngjarje, mësohet se shqiptarët kanë qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe i kanë rënë kamionit nga pas.

Goditja ka qenë aq e fortë sa makina e tyre ka përfunduar poshtë kamionit.

Për të nxjerrë makinën andej është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Shqiptarët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i kamionit është ndaluar nga policia. Ai është një 40-vjeçar rumun, i cili nga aksidenti nuk ka pësuar asgjë.