Në aksidentin e frikshëm të regjistruar në rrugën ‘Transballkanike’ në qytetin e Vlorës janë përfshirë 4 makina, duke u përplasur me njëra-tjetrën.
Në aksident janë përfshirë dy makina 'Benz', një 'BMW' dhe një 'Reno Tëingo'.
Siç shihet edhe në fotot, një prej automjeteve është kthyer përmbys, kurse 3 të tjerët janë dëmtuar.
Në aksident kanë mbetur dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ka qenë makina tip ‘BMW’ me targa AA759 E, e cila ka shkaktuar aksidentin, pasi si pasojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin duke përplasur 3 makinat e tjera që ishin të parkuara.





