Një aksident u shënua mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një furgon tip “Benz” u përplas me trenin.
Siç duket edhe nga pamje që ka siguruar “DurrësLajm”, furgoni është dëmtuar majft në pjesën e përparme.
Ndërkohë si pasojë e përplasjes u lëndua drejtuesi i mjetit, 51-vjeçari I.M, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.





