Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Aksidenti ka ndodhur tek rrethrrotullimi i universitetit në Spitallë dhe dyshohet se është shkaktuar nga një automjet që lëvizte me shpejtësi të madhe.
Nga dëshmitarët raportohet se një automjet që qarkullonte me shpejtësi shumë të lartë ka goditur disa mjete që lëviznin në atë kohë në rrugë. Si pasojë janë dëmtuar disa makina dhe një prej tyre ka përfunduar në kanal. Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Fatmirësisht mësohet se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.





