Detaje të reja bëhen publike për aksidentin e pazakontë të ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 05:00 te diga e Liqenit Artificial.
Aksidenti i bujshëm tërhoqi vëmendjen për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën kishte lëvizur mjeti “BMW X6” para se të ngjitej në një lartësi të konsiderueshme te Diga dhe të ndalej vetëm nga bordura e betonit mbi liqen.
Policia shpalli në kërkim si autor të aksidentit 26-vjeçarin Eldi Allushi, i cili u shoqërua pasditen e djeshme.
Mësohet se Allushi ka dhënë dëshmi kontradiktore në polici.
Fillimisht ai ka thënë se që nuk ka qenë drejtuesi i mjetit, por më pas ka delaruar se shkak i aksidentit ka qenë një defekt teknik i makinës.
Në dëshminë e dhëne para policisë shoferi i “X6” ka pretenduar se atij i ka mbetur stakuar gazi i mjetit.
Pas hetimeve, është zbuluar se në automjet, bashkë me Allushin ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë. Njëri prej tyre është shoqëruar nga policia, ndërsa tjetri po kërkohet për t’u marrë në pyetje.