Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur pasditen e të shtunës në autostradën Durrës-Tiranë, konkretisht në Maminas.

Policia e Durrësit bën me dije se shtetasi S.D, vjeç 32 banues Ferizaj, Kosovë, duke drejtuar mjetin tip "Ford" është përplasur me mjetin tip "Renault" me drejtues shtetasin F.Ç, vjeç 64, banues në Fushë Krujë.

Për pasojë është shkaktuar dhe përplasja e mjeteve tip "Volksvagen, me drejtues shtetasit N.B., vjeç 53, banues në Kosovë, mjeti "Volksvagen" me drejtues shtetasin E.Sh., vjeç 36, banues në Tiranë dhe mjeti tip "BMV", me drejtues F.H, vjeç 48, banues në Kosovë.

Polica informon se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar pasagjerët H.I., vjeç 38, F.B, vjeç 25, banues Prishtinë, si dhe R.Ç, vjeç 22, banuese ne Fushë Krujë. Mësohet se tre të lënduarit pas mjekimit në spital, janë larguar për në banesë pa probleme.

Ndërkohë në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës janë referuar materialet për shtetasin S.D, vjeç 32 banues Ferizaj, Kosovë, për veprën "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", neni 290 i Kodit Penal.