Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën dytësore Pllanë-Rubik. Mësohet se një automjet tip “Benz” me targa AA 272 JN ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin e Matit.

Mjeti ka qenë në lëvizje nga Miloti në drejtim të fshatit Berzanë. Sipas njoftimit të policicë bëhet me dije se drejtuesi i automjetit ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Policia e ka nxjerr mjetin në anë të lumit dhe nuk ka konstatuar njerëz të tjerë brenda.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.01.2018, rreth orës 17:00 është marrë njoftim se në Rrugen dytësore Pllanë-Rrubik, ka ndodhur një aksident.

Automjeti tip “Benz” me targa AA272JN, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lumin Mat.

Për pasojë në afërsi të bregut të lumit është gjetur një shtetas i vdekur akoma i pa identifikuar, ku dyshohet se është drejtuesi i mjetit.

Policia ka bërë të mundur nxjerrjen e mjetit në breg të lumit, ku nga kontrolli në brendësi të mjetit sështë konstatuar asnjë shtetas.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës.