Ndërron jetë 19-vjeçari që u aksidentua së bashku me 4 persona të tjerë mëngjesin e sotëm. Viktima është me iniciale Sh.H 19 vjeç nga Kosova.
Aksidenti është regjistruar në aksin rrugor Milot-Laç, ku mbetën të plagosur 4 shtetasit kosovarë që udhëtonin në mjetin veturë, që u përplasën nga një zetor.
Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i zetorit i cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.





