Unaza në Elbasan pjesë e aksit nacional Elbasan- Librazhd vijon cdo ditë të marrë jetë njerëzish. I fundit ishte aksidenti i së hënës që lam pas ku një i ri 20 -vjecar i identifikuar si Fiori Sula u godit për vdekje teksa po kalonte rrugën nga një mjet tip “Benz” ndërsa drejtuesi nga Fieri u largua pa i dhenë ndihmën e parë .
Rreth një javë nga ngjarja e rëndë miq, të afërm dhe banorë të lagjes “ Emin Matraxhiu” janë ngritur sot në protestë. Dalja e këmbësorëve e cila lidh lagjen e Krastës me pjesën tjetër të qytetit në mes të rrugës nacionale është kthyer në një burim aksidentesh të rrezikshme.Për banoret zgjidhja është emergjente. Me pankarta në duar ata kërkojnë ndërtimin e mbikalimeve, pasi jeta e tyre është e rrezikuar cdo ditë.
“Kjo zonë është e diskriminuar, rruga ka qenë problem prej kohësh. Sa hërë ka zgjedhje jepen premtime. Është skandal që duke pasur vijat e bardha bën bllokim të rrugës. Sot duhej të ishte ndonjë nga të bashkisë. Është një krim, nuk është aksident. Është shumë problem”– tha një prej tyre.
Rreth një vit më parë një vajze humbi jetën në këtë vend dhe shkak ishte sërish kjo dalje e parregullt.Për shkak të rrezikshmërisë dalja për mjetet u bllokua, por kjo nuk pengoi këmbësorët.
Edhe pse u vendosën vijat e bardha të këmbësoreve përsëri kjo dalje e parregullt mbetet e rrezikshme sidomos gjatë natës.