Policia e Durrësit ka dhënë informacionin paraprak për aksidentin me një të plagosur, të regjistruar në aksin hyrës të qytetit.
Sipas policisë, rreth orës 16:50, në vendin e quajtur "Ura e Dajlanit"shtetasi G.T. 41 vjeç, banues në Durrës duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka aksidentuar shtetasin këmbësor P. K. 50 vjeç, banues në Durrës.
Mësohet se 50-vjeçari, që mbeti i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





