Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme (9 nëntor) në Kavajë, me pasojë vdekjen e një të moshuare.

Ngjarja u shënua rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj.

“Shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe”, bëri me dije policia vendore.

Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kryerjen e procedurave hetimore për drejtuesin e mjetit.