Pas aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Vorë, ka ndërruar jetë një prej të plagosurve, 63-vjeçarja Zana Brunga.

Më datë 03.06.2018 rreth orës 19:20 në rrugën e Rinasit në Vorë janë përplasur dy mjete ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar 4 shtetas.

Shtetasit E. D., rreth 23 vjeç, D. R., rreth 28 vjeçe, A. B., rreth 30 vjeç, kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasia Z. B., rreth 63 vjeçe ndodhet në gjendje pak më të rëndë shëndetësore.

Të katërt shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore,” njoftoi dje policia.