Ky është vendi ku ndodhi aksidenti fatkeq orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, që çoi si pasojë në vdekjen e një 20-vjeçari.

I riu i identifikuar si Sabri Kreka, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.