Nga aksidenti i ndodhur pak më parë në Tapizë, ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Volkswagen”, shtetasi F.Xh., 59 vjeç.
Policia e Durrësit, në informacionin e saj papraprak, bën me dije se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të autoveturës dhe autobusit, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Informacioni paraprak:
Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të autoveturës dhe autobusit, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit.





