Policia e shtetit ka dalë me një njoftim për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një automjet tip “Nissan” me drejtues shtetasin R.Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” të drejtuar nga shtetasi S.C.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 5 persona. 3 pasagjerë në mjetin tip Nissan të moshës 18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç dhe në mjetin tip Honday dy fëmijë të moshës 9 vjeç dhe 2 vjeç u dërguan në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.