Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 12-vjeçarja nga Durrësi, e cila mbeti e plagosur rëndë në një aksident rrugor në Xibrakë të Elbasanit.

Policia bëri me dije se një mjet tip “Benz” i drejtuar nga 50-vjeçari Bahri Bregu nga Tirana, është përplasur me një mjet tip “Toyota”, drejtuar nga 37-vjeçari D.D., nga Durrësi, babai i vajzës që humbi jetën.

Si pasojë e humbjes së kontrollit, mjeti tip “Benz” është përplasur edhe me një “BMW”, me drejtues shtetasin L.T., 32 vjeç banues në Korçë.

Si pasojë, janë aksidentuar pasagjerët, shtetasit:

K.D., 12 vjeçe banuese në Durrës (vajza e drejtuesit të mjetit “Toyota”) e cila ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

J.D., 5 vjeç, banues në Durrës (djali i drejtuesit të mjetit tip “Toyota”)

S.D., 35 vjeçe, banuese në Durrës, (pasagjere në mjetin tip “Toyota”)

S.B., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, (e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Benz”)

Të tre të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi në flagrancë 50-vjeçarin Bahri Bregu. Ai do të përballet në gjykatë me akuzën e “Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.