Pas falënderimit që vetë reperi bëri për shansin e dytë që iu dha për të jetuar pas aksidentit të rëndë, edhe partnerja e tij poston foton dhe dedikimin prekës.

Pasi ishte ai vetë që postoi një foto të makinës, duke qetësuar edhe fansat që ishte mirë edhe partnerja e tij, moderatorja Elita Rudi që ka publikuar një foto me të dashurin e saj në një moment intim, duke falënderuar Zotin.

“Dashuria ime e pakushtëzuar! Faleminderit Zot, qëndro pranë meje përgjithmonë”, shkruan partnerja e reperit, Elita Rudi.

Reperi i famshëm shqiptar Asdren Gjikolli, i njohur ndryshe me emrin e skenës Gjiko, është përfshirë në një aksident të rëndë gjatë së hënës në tunelin e Kalimashit, por ka shpëtuar mirë.