Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Torovicë të Lezhës. Një masiv shkëmbor është shkëputur dhe për pasojë ka rënë mbi një automjet ku udhëtonin tre persona, dy meshkuj dhe një femër të cilët kanë humbur jetën. Nuk bëhen ende të ditur emrat e viktimave, por dyshohet se janë pjesëtarë të një familjeje.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, shkëmbi i shkëputur ka rënë mbi fuoristradën “Land Rover” me targë AA 322 CV.

Deri në këto momente, janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet, pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor, çka çon në dyshime se mund të ketë edhe viktima të tjera.

Informacioni paraprak i Policisë:

Më datë 07.10.2017, në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë “Land Rover” me targë AA 322 CV.

Deri në këto momente, janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor.

Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme.