Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor te Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit.

Në aksident janë përfshirë 3 mjete, ku për pasojë u plagosën drejtuesja e njërit prej mjeteve dhe pasagjerja, por fatkeqësisht, njëra prej tyre ndërroi jetë.

Më herët, policia njoftoi se të dyja ishin plagosur dhe ndodheshin në spital.

“Më datë 31.08.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor te Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit, janë përfshirë në aksident 3 mjete me drejtues shtetasit R.R., J.L., dhe M.D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit M.D., dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, informon polcia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.