Lidhur me aksidentin e trefishtë të ndodhur në aksin Elbasan-Peqin policia ka njoftuar se si pasojë ka mbetur një person i lënduar.
Gjithashtu policia bën me dije se janë përplasur 2 automjete dhe një kamion.
Ndërkohë, personi i lënduar është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi:
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, janë përplasur automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin L. H., kamioni me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. P..
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.