Tri aksidente brenda pak orëve në Fier. Vetëm pak minuta më parë një tjetër automjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal anës rrugës në aksin Fier- Seman në vendin e quajtur Ura e Bacinozit.

Nga aksidenti ka ngelur i plagosur drejtuesi i mjetit që është shoqëruar për në spitalin rajonal të Fierit. Në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Një aksident ndodhi më parë në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portezës” . Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasi Xh. G., u përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasi H. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Aksidenti tjetër i rëndë ndodhi para pak orësh në aksin Fier-Seman në vendin e quajtur Ferm Çlirim, ku janë përfshirë 3 mjete. Sipas të dhënave, dyshohet se janë plagosur 2 persona.