1shtator 2015 – Zbardhet aksidenti i ndodhur pak orë më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Viktima është 17-vjeçari nga Eriglen Sinani, nga fshati Katund i Ri i Tiranës. Ai u përplas për vdekje pranë QTU-së nga makina e ish-shefit të antidrogës në Policisnë e Shtetit, Artan Shkëmbi.
Dyshohet se adoleshenti po tentonte të kalonte nga një kah i autostradës në tjetrin, por mbeti viktimë e përplasjes nga “Tuareg” i drejtuar nga Shkëmbi.
Ky i fundit po merret në pyetje nga policia.
Pjesa ku ndodhi aksidenti është e detyruar që të përshkohet me shpejtësi jo më të madhe se 60 km/orë, ndërsa në afërsi të QTU-së shpejtësia kufizohet në 40km/orë.
/portali DurrësLajm/