Policia e Shkodrës ka proceduar në gjendje të lirë 22-vjeçaren, e cila ngiste automjetin që udhëtonte edhe një 4-vjeçar, që humbi jetën si pasojë e një aksidenti. 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident rrugor mes 2 automjetesh, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 4-vjeçar, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesen e automjetit ku ishte 4-vjeçari, shtetasen K. B., 22 vjeçe”, njofton policia.