Të dhëna të reja kanë dalë lidhur me 32-vjeçarin Orjol Lame, i cili shkaktoi aksidentin me katër viktima në Reggia Emilia në Itali, mbrëmjen e 30 tetorit.
Sipas mediave italiane, Lame ka qenë arrestuar 2 herë nga autoritetet italiane.
Hera e parën Orjol Lame, asokohe 28-vjeç përfundoi në pranga si i dyshuar për shpërndarje droge. Në prill të vitit 2020, karabinierët e Sant’Ilario d’Enza-s i kishin gjetur kokainë, heroinë dhe morfinë. Ai u arrestua në flagrancë teksa po shpërndante drogë me një klient.
Ndërsa, herën e dytë ai u vu në pranga në shkurt të vitit 2021 në Campoformido, në provincën e Udine. Karabinierët e arrestuan teksa ndodhej në makinë me një 51-vjeçar nga Parma, i skeduar nga autoritetet italiane.
Ndaj, Orjol Lames kishte një urdhër dëbimi të lëshuar në vitin 2020 nga policia e Reggio Emilia. Sipas këtij vendimi, ai nuk mund të kthehej në Itali para vitit 2025.
Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, Orjol Lame nuk kishte marrë kurrë leje drejtimi italian dhe në momentin e aksidentit në Via Emilia, drejtonte një automjet të pasiguruar, Fiat Stilo.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasi 32-vjeçari humbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me murin e një banese. Për pasojë, humbën jetën 22-vjeçarja Shane Hyseini, djali i saj 2-vjeçar Mattias Lame si dhe motra e vëllai i saj Rejana dhe Resat Hyseni të moshave 8 e 11-vjeç. Ndërkohë, Orjol Lame, tashmë është në hetim për vrasje. Hetimi për të vjen pasi analizat toksikologjike treguan se 32-vjeçari ka qenë i dehur dhe nën efektin e drogës në momentin e ngjarjes.