Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti automobilistik që ndodhi mesditën e sotme në Lezhë.
Ngjarja ndodhi në aksin Lezhë-Shëngjin, kur dy automjete janë përplasur midis tyre dhe për pasojë, njëra ka dalë nga rruga, siç shihet edhe në foto.
Të plagosurit kanë përfunduar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin,në vendin e quajtur “Lagje e Shaljanëve”, mjeti me drejtues shtetasin K.N.,24 vjeç, banues në Lezhë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.K., 36 vjeç, banues në Kosovë.
Si pasojë e përplasjes, kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasit: E.V., 28 vjeç, banues në Tiranë; L.N., 20 vjeç, banues në Lezhë;
B.K., 35 vjeçe, banuese në Kosovë; dhe i mituri A.K., të cilët ndodheshin si pasagjerë në të dy mjetet
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





