Ka ndërruar jetë pasagjeri i makinës tip  “Volkswagen”, që u përfshi në aksidentin me mjetin tip fugon në Elbasan.

Makina, ku ishte pasagjer 26-vjeçari, Gledis Dedja, drejtohej shtetasja me iniciale F.B., gjendja e se ciles nuk është bërë e ditur, por ndodhet e shtruar në spital.

Ndërkohë, sipas policisë të plagosur kanë mbetur edhe pesë persona të tjerë, që ishin pasagjerë në fugonin që po kthehej nga lindja e vendit. Në të ishin disa turistë që kishin qëndruar për dy ditë në lindje, me një guidë.