Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Shijak. Përplasja mes një mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K. dhe një motomjeti me rimorkio ka shkaktuar 8 të plagosur.
“DurrësLajm” po sjell pamjet filmike nga vendngjarja, ndërkohë që drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat.
Sipas policisë, 8 shtetasit që ndodheshin në rimorkio, janë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





