Aksident i rëndë dhe masiv pranë kryqëzimit të Patokut në aksin Milot- Mamurras. Nga përplasja e dy automjeteve, ka humbur jetën një vajzë e cila ka qenë në një prej automjeteve. Ajo po udhëtonte bashkë me dy motrat e tjera në të njëjtin automjet, të cilat kanë mbetur të plagosura dhe janë në gjendje të rëndë me dy të plagosurit e tjerë.

Forca të shumta policie dhe ambulanca u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve. Të plagosurit janë transportuar në QSUT ku po marrin ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë automjeti tip “Benz” me targa AA308KH i cili dyshohet të ketë qenë duke lëvizur në sensin e kundërt dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.