Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin e regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në lagjen nr.13 të qytetit.

Shtetasja R.K, 20 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  automjetit dhe për pasojë automjeti  ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen”, bëjnë me dije blutë e qytetit bregdetar, ndërsa shtojnë se “si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. K., të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.

Në pamjet e siguruara nga “DurrësLajm“, shihet automjeti, i cili pas përplasjes është kthyer përmbys në mes të rrugës.

Kliko KËTU për të parë pamjet.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në lagjen Nr.13 Durrës, shtetasja R.K, 20 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. K., të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.