Policia ka reaguar me njoftim zyrtar për aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjazë në Lushnjë.
Mësohet se viktima është shtetasi me inicialet A.S, 63 vjeç i cili duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe është përplasur me bordurën.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:10, në fshat Gjazë, Lushnjë, shtetasi A. S., 63 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha”, dyshohet se mund t’i ketë rënë infarkt dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.





