Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me aksident e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku vdiqën 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Balla shkruan se i pikëlluar për humbjen e jetëve dje se zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është detyrim ligjor e përgjegjësi ndaj jetës.

Balla: I pikëlluar për humbjen e katër jetëve dhe dy të plagosur në aksidentin tragjik të natës së sotme pranë Tepelenës. Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është detyrim ligjor e përgjegjësi ndaj jetës. Ndërsa Policia Rrugore duhet të rrisë edhe më shumë kontrollet dhe forcën parandaluese.