Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypass-in e Tepelenës.
Mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga Ylli Ruçi 49 vjeç, banues në Memaliaj ka dalë nga rruga, e si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi.
Viktima ishte punëtor në firmën GPG që po ndërtonte Bypass-in dhe po ashtu mësohet se ai është babai i personit që grabiti me armë një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë disa muaj më parë, Kristo Ruçit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





