Shoferi i minibusit që u përfshi në aksidentin e rëndë në Gramsh, është arrestuar sot në mbrëmje nga policia.
Mësohet se policia i ka komunikuar shoferit, Arjon Xhepexhiu, masën e sigurisë të arrestit në ambientet e spitalit të Gramshit, ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore.
Kujtojmë që si pasojë e aksidentit humbi jetën 30-vjeçari Ledian Lami si dhe u plagosën 9 pasagjerë të tjerë.





