Detaje të reja dalin nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në aksin Fier-Seman, ku një mjet tip “Volkswagen” ka përplasur dy këmbësorë.
Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme i mituri i moshës 14 vjeç, si dhe është plagosur nëna e tij, M.B., 36 vjeçe.
Ngarja e rëndë ndodhi rreth orës 9.20, në afërsi të fshatit Çlirim, ndërkohë që makina drejtohej nga shtetasi R.S., 20 vjeç, banues në Dërmënas. Drejtuesi i mjetit, pas përplasjes është larguar nga vendngjarja, por u kap nga shërbimet e policisë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.





