Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar, në lidhje me aksidentin me pasojë vdekjen të regjistruar në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar.
Sipas bluve të qarkut, L.Z, 64 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.
Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. Z., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.
Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shiko pamjet nga vendngjarja: