Policia e Durrësit ka dhënë informacionin zyrtar për aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në sektorin Rinia.

Viktimë e aksidentit ka mbetur 45-vjeçari A.V., i cili është përplasur nga një mjet tip "Benz" me drejtues shtetasin F.L. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Informacion paraprak

Me datë 30.10.2019, rreth  orës  21:00, në​  sektorin  “Rinia”,​ ​ Durrës,​ ​shtetasi F.L.,47 vjeç,  banues në Durrës, duke drejtuar​ mjetin tip benz, ka aksidentuar  shtetasin me biçikletë, A.V., 45 vjeç, banues në  Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet  e policisë për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e aksidentit.