Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua mëngjesin e sotëm në Durrës.
Policia njoftoi se rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet.
Pamjet filmike nga vendngjarja dëshmojnë dëmtimet e mëdha që kanë pësuar të dy automjetet, gjë që të le të kuptosh se përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe rezultoi fatale për shtetasen E.H.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.