Aksidenti me vdekje i regjistruar rreth orës 18.30 tek Shkëmbi i Kavajës i ka marrë jetën një të moshuari 80-vjeçar.

Sipas policisë së Durrësit, mjeti tip "Volkswagen" me drejtues​ shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.09.2019, rreth orës  18:30, në autostraden Kavajë – Durrës,​ te Shkëmbi Kavajës, mjeti tip "Volkswagen" me drejtues​ shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar  në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.