Polica ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen 13 në Durrës, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Viktima është identifikuar si 78-vjeçari me iniciale Z. K.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.