Pas aksidentit me pasojë vdekjen në portin e Durrësit, policia ka dal me një njoftim zyrtar.
Në njoftimin e policisë bëhet me dije se viktima është një 19-vjeçar me iniciale R.G., i cili ishte një puntor ngarkim-shkarkimi, në sheshin e kontenierëve.
Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 14:30, në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit, është aksidentuar në punë shtetasi R. G., 19 vjeç, punëtor ngarkim-shkarkimi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.






