Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia” ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete. Automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues I. N..
Si pasojë e përplasjes, u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer që ndodhej në njërin prej automjeteve. Të tre personat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka punuar grupi hetimor, i cili po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.





