Viktima që humbi jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti automobilistik në Durrës, nuk është identifikuar ende, pasi nuk kishte asnjë dokument identifikimi me vete.

Për këtë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e medieve dhe të qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e tij duke dhënë detaje rreth të moshuarit.

Viktima është i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, 1.60 cm i gjatë dhe kishte të veshur një triko ngjyrë të kuqe, një palë pantallona ngjyrë blu, këpucë ngjyrë kafe dhe një kapele sportive ngjyrë të bardhë.

Aksidenti ku gjeti vdekjen ky person ndodhi në unazën Plepa-Shkozet, në lagjen Nr. 13 të Durrësit, rreth orës 22:15.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Fraklin Xhelaj, 44 vjeç nga Tirana, është arrestuar.