Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë te Ura e Dajlanit.
Sipas njoftimit zyrtar, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll. ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
Bëhet me dije se është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në lagjen nr. 13 Durrës, sipër urës së Dajlanit, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll. ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





