Ka ndërruar jetë në spital Altin Vogli, një nga pasagjerët e plagosur mëngjesin e sotëm në aksidentin e ndodhur në fashatin Kameras, Fushë Krujë.
Tre të rinj janë aksidentuar rreth orës 04:30 minuta, kur Fuoristrada me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me bordurën e një karburanti.
Mësohet se një automjet me targa TR7651S, i drejtuar nga Ilir Gega, 33 vjeç, ka dalë nga rruga, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit si dhe dy pasagjerët , shtetasit Altin Vogli dhe Dorian Hifi.
Tre të aksidentuarit u transportuan menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa Vogli nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.





